Kushtet
Pa gjuhë juridike që nuk e lexon njeri. Këto janë gjërat që duhet t'i dish para se t'ia lësh Dritën dikujt që ke për zemër.
Drita është një shoqëruese që flet shqip. Nuk është mjek, nuk është avokat, dhe nuk është telefon urgjence.
Për çfarë shërben
Drita bisedon, lexon libra me zë, mban mend gjërat që i thua dhe i kujton ilaçet. E përdor një person, dhe shpesh e rregullon një tjetër për të — një bijë për nënën, një nip për gjyshin. Kjo është e menduar dhe e lejuar.
Çfarë nuk është
- Nuk është kujdes shëndetësor. Mund të kujtojë një ilaç, por nuk thotë çfarë të pihet dhe nuk zë vendin e mjekut.
- Nuk është numër urgjence. Në urgjencë thirr 112. Butoni SOS ndihmon të lidhesh me njerëzit e tu; nuk thërret ambulancën.
- Nuk gjithmonë e ka drejtë. Përgjigjet i shkruan një model, dhe modelet gabojnë. Për vendime që kanë pasojë, kontrollo me një njeri.
Llogaria jote
Një llogari është e një personi. Mos i jep të dhënat e hyrjes njerëzve që nuk i njeh. Nëse dyshon se dikush ka hyrë në llogarinë tënde, shkruaj te gh@first.al dhe e mbyllim.
Sa mund të flasë
Çdo llogari ka një numër bisedash në ditë dhe në muaj. Kur mbarojnë, Drita e thotë me fjalë dhe kthehet të nesërmen — nuk ndalon pa shpjegim. Numri varet nga plani i llogarisë.
Kur mund t'ia mbyllim derën dikujt
Vetëm për abuzim: përpjekje për të dëmtuar shërbimin, ose përdorim për t'i bërë keq dikujt. Asnjë llogari nuk mbyllet pa një arsye të shkruar, dhe arsyen e lexon personi.
Ndryshimet
Kur ndryshojmë diçka që të prek, e thotë faqja. Nuk ka ndryshim që hyn në fuqi pa u shkruar këtu.